Pasi vodhën miliarda, Rama shpall AKSHI-n e ri për të zhdukur gjumët…
Pasi vodhën miliarda, Rama shpall AKSHI-n e ri për të zhdukur gjumët… Kryeministri Edi Rama prezantoi me entuziazëm krijimin e kompanisë së re shtetërore “Albanian Digital Solution Sh.A”, duke e quajtur një “ditë të shënuar” për revolucionin digjital në Shqipëri. Por pas propagandës së zakonshme për “superfuqinë teknologjike”, lind një pyetje e fortë politike: pse po krijohet një kompani e re, kur AKSHI ka marrë prej vitesh miliarda lekë për pikërisht këto funksione? Vetë Rama pranoi publikisht se shteti ka qenë “peng i privatëve” për mirëmbajtjen e sistemeve. Një deklaratë që përbën në fakt autogol politik për qeverinë e tij, sepse ishte po kjo qeveri që për 12 vite ia dorëzoi privatit çdo sektor strategjik përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderëve të dyshimtë. Nga check-up-i te...
Burimi:
sot.com.al