Sulmi në Rumani, reagon Putin: Droni mund të ketë qenë i Ukrainës

Sulmi në Rumani, reagon Putin: Droni mund të ketë qenë i Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se nuk është e qartë nëse droni që u rrëzua në Rumani ishte i prodhuar ose i operuar nga Rusia, duke lënë të kuptohet se ai mund të ketë qenë një mjet ajror pa pilot i Ukrainës. Sipas tij, mbetjet e dronit duhet t’i dorëzohen Rusisë për një hetim të pavarur. Më herët, autoritetet rumune njoftuan se një dron goditi një ndërtesë banimi në juglindje të vendit, duke plagosur dy persona gjatë një sulmi ajror rus ndaj objektivave në Ukrainën fqinje. Si reagim ndaj incidentit, presidenti rumun Nicușor Dan njoftoi dëbimin e konsullit rus në Konstancë dhe mbylljen e konsullatës ruse në këtë qytet. Ai bëri të ditur gjithashtu se Rumania ka arritur marrëveshje me aleatët e NATO-s për vendosjen...