Rama flet për mbrojtjen digjitale: Sa më pranë BE-së jemi, aq më shumë sulmohemi

Rama flet për mbrojtjen digjitale: Sa më pranë BE-së jemi, aq më shumë sulmohemi

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për rrezikun që paraqesin manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja në demokracitë moderne, duke theksuar se kërcënimet e sotme nuk vijnë më vetëm nga forca ushtarake, por edhe nga dezinformimi dhe sulmet hibride. Në fjalën e mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, Rama u ndal te sfidat që, sipas tij, po përballin vendet demokratike, veçanërisht ato që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Faleminderit që jeni këtu dhe veçanërisht për ata që udhëtuan që të ishin me ne këtu. Nuk jemi këtu për një shkëmbim të mirësjelltë fjalimesh diplomatike, por jemi këtu për një ndërthurje mjaft të komplikuar në ambientin ku jetojmë. Në pamje të parë kjo konferencë...