Flakët ‘zbresin’ në Ksamil/ Zjarr i madh pranë resortit luksoz në jug të vendit

Flakët ‘zbresin’ në Ksamil/ Zjarr i madh pranë resortit luksoz në jug të vendit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një zonë kodrinore në hyrje të Ksamilit, duke mobilizuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë rreth orës 04:50 pranë një resorti në zonë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri është vënë nën kontroll, megjithatë era e fortë që fryn në zonë po pengon shuarjen e plotë të vatrave, duke e bërë më të vështirë punën e zjarrfikësve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në objekte. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse pasi flakët të...