Rama: Bujtina “Sophie” në Libohovë, shembull i turizmit rural dhe promovimit të produkteve vendase
Bujtina “Sophie” në Libohovë të Gjirokastrës është një nga strukturat akomoduese që ka përfituar mbështetje nga Programi IPARD, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit rural dhe promovimin e produkteve vendase. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo bujtinë e drejtuar nga Marika Karanxha, që ofron akomodim në 11 dhoma, ku ndërthuren elementet e traditës së zonës me komoditetin bashkëkohor. “Në bashkëpunim me rreth 15 familje fermere të zonës, ajo sjell produkte të freskëta vendase dhe promovon turizmin e gastronominë e Libohovës”, u shpreh Rama. Përmes këtij bashkëpunimi, në bujtinë përdoren produkte të freskëta dhe të prodhuara në vend, duke i dhënë rëndësi gastronomisë tradicionale dhe zinxhirit të prodhimit vendas. Bujtina “Sophie” synon të ofrojë një përvojë që lidh akomodimin me gastronominë dhe jetën rurale,...
Burimi:
kultplus.com