Mangrovet si vepra të gjalla të natyrës, 13 imazhe që zbulojnë bukurinë e një bote misterioze
Mes tokës dhe detit, pyjet e mangroveve krijojnë një peizazh që duket sikur i përket një bote tjetër. Rrënjë të ndërthurura, ujëra të cekëta, pemë të përkulura nga era dhe kafshë që shfaqen mes hijes dhe dritës krijojnë një skenë ku natyra duket si një artiste që punon pa telajo. Kjo bukuri është sjellë në fokus nga “Mangrove Photography Awards 2026”, një konkurs fotografik që përmes imazheve dokumenton jo vetëm pasurinë natyrore të këtyre ekosistemeve, por edhe karakterin e tyre të veçantë estetik. Nga Sundarbans në Indi te brigjet e Karaibeve, Bahamas, Galapagos dhe Indonezia, fotografët kanë kapur momente që shpesh duken më shumë si kompozime artistike sesa si dokumentime të jetës së egër. Një prej imazheve më të veçanta, që fitoi çmimin kryesor të...
Burimi:
kultplus.com