Publikohen pamjet e grabitjes së armatosur në Kamzë, autorët u larguan me motor (VIDEO)

Publikohen pamjet e grabitjes së armatosur në Kamzë, autorët u larguan me motor (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga grabitja e armatosur e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku dy persona kanë grabitur një argjendari në qendër të qytetit. Në videon e siguruar nga zona shihet momenti kur autorët dalin nga argjendaria me bizhuteritë e vjedhura dhe me armë në duar, ndërsa largohen me shpejtësi me një motor. Të dy personat mbanin skafandra në kokë, çka vështirëson identifikimin e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një prej autorëve, i armatosur me pistoletë, është futur në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës, ka marrë disa bizhuteri me vlerë. Sipas të dhënave paraprake nga policia, grabitësi nuk ka qenë i vetëm. Jashtë biznesit e priste një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndihmuar në largimin e...