Enigma drejt fundit, Salah merr ofertën e pabesueshme brenda Europës nga një kampionat që po transferon shumë yje
16 Maj 2026 17:05 Telesport Enigma për të ardhmen e Mohamed Salah është drejt fundit. Sipas të gjitha gjasave e ardhmja e egjiptianit do të jetë te Fenerbahce. Sipas A Spor, Fenerbahce po bën gjithçka për të nënshkruar me lojtarin egjiptian dhe tashmë ka filluar bisedimet me agjentin e tij. Për të bindur Salah, klubi turk dëshiron t’i ofrojë atij një kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë euro në vit, duke arritur në total 60 milionë euro. Fenerbahce është e gatshme të bëjë gjithçka për transferimin e Salah, pasi e sheh ardhjen e tij si një mundësi të mirë për të rivalizuar Galatasaray-in në garën për titullin kampion. Me shumë mundësi Salah do t’i bashkohet kështu yjeve të tjerë që kanë zgjedhur Superligën turke si...
Burimi:
telesport.al