Pse po “fluturojnë” çmimet e apartamenteve në Tiranë? M² në kullat e kryeqytetit sfidon metropolet europiane – agjencitë imobiliare në garë
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po përjeton një rritje të fortë të çmimeve, veçanërisht në zonat qendrore dhe në kullat rezidenciale, ku vlerat për metër katror kanë arritur nivele të krahasueshme me tregje të disa qyteteve europiane. Sipas të dhënave të tregut, çmimi mesatar i apartamenteve në kryeqytet ka vijuar trendin rritës, duke kaluar mbi 2 mijë euro për metër katror në vitin 2026. Krahasuar me vitet e mëparshme, rritja ka qenë e ndjeshme, ndërsa zonat premium kanë regjistruar vlera shumë më të larta. Në segmentin e luksit, kullat e reja në qendër të Tiranës kanë vendosur rekorde të reja. Në disa projekte rezidenciale, çmimet kanë kaluar edhe 6 mijë euro për metër katror. Një prej shembujve të raportuar është një apartament në...
Burimi:
ntv.al