Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?
Nëse ju duket se mushkonjat ju zgjedhin gjithmonë ju si objektivin e tyre kryesor, shkenca ka një shpjegim. Studiuesit kanë zbuluar se këto insekte nuk pickojnë rastësisht, por udhëhiqen nga një kombinim faktorësh biologjikë dhe kimikë që ndryshojnë nga një person te tjetri. Sipas ekspertëve, mushkonjat tërhiqen kryesisht nga dioksidi i karbonit që nxjerrim gjatë frymëmarrjes, aroma e trupit, temperatura e lëkurës dhe lagështia. Vetëm mushkonjat femra pickojnë njerëzit, pasi kanë nevojë për gjak për procesin e riprodhimit. Shkencëtarët shpjegojnë se dioksidi i karbonit është sinjali i parë që i orienton mushkonjat drejt njeriut. Kur afrohen më shumë, ato fillojnë të dallojnë aromat e veçanta të trupit, të cilat mund ta bëjnë një person më tërheqës se një tjetër. Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, nuk...
Burimi:
vizionplus.tv