Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me Ministrin e Drejtësisë të Holandës, David Van Weel, ku u diskutuan fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh në funksion të integrimit europian të Shqipërisë. Ministri Gogu e vlerësoi Holandën si partner kërkues, por konstruktiv. “Diskutojmë rezultatet, diskutojmë projekte konkrete sesi Shqipëria të mundet të përfundojë ëndrrën dhe projektin e anëtarësimit europian”, u shpreh ai. Në fokus të takimit ishin reforma gjyqësore, forcimi i shtetit të së drejtës, aksesi i qytetarëve në drejtësi  përfshirë ndihmën juridike dhe ndërmjetësimin si dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar. Ministri Van Weel, i cili mori detyrën në shkurt të këtij viti, e cilësoi takimin si të rëndësishëm dhe theksoi lidhjet e forta midis dy vendeve. “Jemi aleatë në NATO, por...