PS miraton 4.3 mln euro për Kanye West, debate në komisione Parlamentare

PS miraton 4.3 mln euro për Kanye West, debate në komisione Parlamentare

Akti normativ i qeverisë për të dhënë 4.3 mln euro para të shqiptarëve për koncertin e Kanye West u miratua me votat e mazhorancës në tre komisione parlamentare, mes debateve me opozitën. Deputetët e Partisë Demokratike ngritën shqetësimin për dhënien e parave të shqiptarëve për një koncert privat, në kushtet kur mungojnë barna dhe pajisje në spitale. Edhe socialisti Erion Braçe votoi kundër, duke thënë se për këtë akt duhet të mbajë përgjegjësi qeveria. Mazhoranca e Edi Ramës në komisionet parlamentare ka miratuar aktin normativ, që i jep 4.3 mln euro të shqiptarëve, nga fondi i rezervës për koncertin e Kanye West. Debati i madh në opinionin publik, që shkaktoi vendimi i qeverisë, u rikthye në Komisionin e Kulturës dhe të Ligjeve, ku deputetët e...