“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, duke dërguar për gjykim nëntë të pandehur, të hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar prej rreth tre vitesh. Sipas SPAK, prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë mbyllur hetimet ndaj Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2022, si dhe ndaj Denis Bajrit, Klaodor Hakajt, Prekë Kodrës, Aleks Ndrekës, Bardhyl Mavrës, Eljon Hatos dhe Arsad Bashlit. Hetimet janë mbyllur gjithashtu edhe për Nuredin Dumanin, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”, ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe po gjykohet paralelisht edhe në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”. SPAK ka ngritur ndaj...