Kërcënonte dhe shantazhonte duke kërkuar para, 24-vjeçari nga Tirana përdorte profile false

Kërcënonte dhe shantazhonte duke kërkuar para, 24-vjeçari nga Tirana përdorte profile false

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte dhe kërcënonte përmes rrjeteve sociale me qëllimin për t’i marrë para. Për ta bërë këtë, Klevis Gega përdorte profile të rreme.I riu është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës teksa po merrte paratë. Shuma i është sekuestruar bashkë me 2 celularë. Njoftimi i policisë: Përndoqi dhe kanosi një shtetas, nëpërmjet profileve të falsifikuara në rrjete sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Pas marrjes njoftim se një shtetas, në mënyrë të përsëritur, përndiqte dhe kanoste nëpërmjet platformave virtuale një shtetas, duke i kërkuar një shumë parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tirane, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin...