2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga
Vijon të rritet numri i personave të prekur nga epidemia gastrointestinale në Gostivar, ku bilanci ka kaluar mbi 2.900 raste. Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar elemente të reja që forcojnë dyshimet se shpërthimi lidhet me ndotjen e rrjetit të ujësjellësit. Sipas autoriteteve, analizat laboratorike kanë treguar se niveli i baktereve në ujin e pijshëm ishte 48 herë mbi kufirin e lejuar, ndërsa gjatë kontrolleve në fshatin Vërtok u zbuluan pompa të vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat injektonin ujë nga lumi Vardar drejtpërdrejt në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm. Epidemiologët vlerësojnë se ky zbulim përforcon ndjeshëm hipotezën se epidemia është shkaktuar nga kontaminimi mikrobiologjik i ujit. Lidhur me këtë rast, autoritetet kanë arrestuar tre zyrtarë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë....
Burimi:
syri.net