Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!
Tubimi qytetar në kryeqytet vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e 59-të të protestave të njëpasnjëshme kundër qeverisë. Qindra qytetarë pasi u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, marshuan drejt Kryeministrisë. Gjatë ecjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit shoqëruan marshimin me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një nga thirrjet e qytetarëve ishte: “Edi Rama, dil në bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat!”. Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, protesta vijon me fjalime nga pjesëmarrësit, të cilët përsërisin kërkesat për ndryshim politik dhe largimin e Ramës nga drejtimi i vendit. Të pajisur me flamuj kombëtarë, pankarta dhe slogane, protestuesit deklarojnë se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Burimi:
gijotina.com