Aktivistja lexon deklaratën e protestuesve: Kërkojmë hetim për dhunën policore, nuk tërhiqemi nga presionet
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka denoncuar përdorimin e forcës policore gjatë protestës së zhvilluar përpara Kuvendit, duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si të pajustifikuar ndaj një tubimi paqësor. Në fjalën e saj para protestuesve, Vatnikaj u shpreh se qytetarë janë shoqëruar në mënyrë arbitrare dhe se ndaj disa protestuesve është përdorur spray me piper, ndërsa kërkoi hetim për veprimet e policisë dhe identifikimin e personave civilë të pranishëm gjatë protestës. Ajo deklaroi se protesta do të vijojë dhe se qytetarët nuk do të tërhiqen përballë presionit apo intimidimit. “Protesta është një e drejtë kushtetuese. As intimidimi, as përdorimi i forcës nuk do të na pengojnë të kërkojmë llogaridhënie”, u shpreh Vatnikaj, duke përsëritur mesazhin: “Nuk ju kemi frikë”. Vatnikaj: Deklaratë kundër dhunës dhe represionit policor....
Burimi:
gijotina.com