Debat për reformën zgjedhore, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

Debat për reformën zgjedhore, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

foto nga komisioni TIRANË- Politika është ulur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku një nga çështjet kryesore mbetet vendosja e rregullave më të qarta për ndarjen e burimeve publike gjatë fushatave elektorale. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi që kodi i ri të garantojë një ndarje të qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet, duke e konsideruar këtë si një standard të administrimit zgjedhor. “Duhet të parashikohet shprehimisht parimi i ndarjes ndërmjet shtetit dhe partisë në pushtet, si një standard i administrimit zgjedhor dhe jo si një parim politik. Ligji duhet të jetë i qartë, kompetencat mbikëqyrëse efektive dhe përgjegjësia reale dhe proporcionale”, u shpreh Celibashi. Damian Gjiknuri theksoi se sfida kryesore është gjetja e një ekuilibri mes funksionimit të qeverisjes dhe shmangies së avantazheve...