Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private që tërhoqën zvarre protestuesin

Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private që tërhoqën zvarre protestuesin

Policia e Vlorës vazhdon hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30 maj, në Portonovë, Zvërnec. Ndalohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që tërhoqën me forcë, pjesëmarrësin në tubim. U arrestua: A. G., 35 vjeç dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Të dy akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin G. B. (të arrestuar), kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore. Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e...