Propozimi i PS për ndarjen territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë e qartë elektorale

Propozimi i PS për ndarjen territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë e qartë elektorale

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar ndaj propozimit të Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një nismë me objektiva të qarta elektorale dhe jo një reformë në funksion të qeverisjes vendore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj akuzon mazhorancën se synon të thellojë centralizimin e pushtetit, të dobësojë decentralizimin dhe të largojë qytetarët nga vendimmarrja, ndërsa kërkon që çdo ndryshim territorial të bazohet në standardet e demokracisë vendore dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës. Sipas Malajt, një reformë e mirëfilltë territoriale duhet të rrisë kompetencat dhe burimet financiare të pushtetit vendor, t’i afrojë vendimmarrjet pranë qytetarëve dhe të garantojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve lokalë. Ai argumenton se propozimi i socialistëve shkon në...