Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030-të

Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030-të

Kryeministri Edi Rama deklaroi pasditen e kësaj të enjteje, në një takim me drejtuesit politikë të PS-së dhe krerët e komisioneve, se për Shqipërinë ka vetëm një rrugë: anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai tha se PS-ja nuk kërkon të qëndrojë historikisht në pushtet, por kërkon të bëjë dhe të çojë deri në fund përgjegjësitë që i ka lënë mbi shpatulla historia, atë të anëtarësimit në BE brenda vitit 2030. “Shqipëria sot është në udhëkryqin e fundit që e lidh me rrugën për në shtëpinë e madhe të Europës. Për herë të parë dera shikohet me sy në kalendar. Ajo shtëpi nuk është më vetëm një dritë që herë duket e zhduket, por është para nesh, është reale, njësoj si dyert e kësaj godine. Por, nga...