Prokuroria e Posaçme i dërgon shkresë KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë
Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, e për këtë i ka dërguar shkresë KQZ-së. Prokuroria e Përgjithshme në shkresë thekson se kryebashkiaku Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë. Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, u dënua nga Gjykata e Posaçme për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Në seancën e 25 janarit 2024, GJKKO zëvendësoi masën arrest me burg për një vit me 150 orë pune. Kështu, Hajdarit do t’i duhet të bëjë më shumë punë publike në shërbim të qytetit. Në 23 qershor të vitit 1999, ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës...
Burimi:
top-channel.tv