Berisha: Ne jemi të vendosur për protestë paqësore! Përndryshe ajo masë njerëzish nuk përballohet nga asnjë polici
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se opozita do të vijojë protestat paqësore, duke theksuar se kjo mbetet rruga e vetme e përcaktuar nga PD. Berisha pranoi se organizimi i protestave mund të përmirësohet më tej, si nga deputetët ashtu edhe nga strukturat organizative, por nënvizoi se pjesëmarrja ka qenë e gjerë. Ai theksoi se nëse protestat do të ndryshonin natyrë, “ajo masë njerëzish nuk mund të përballohet nga asnjë polici”, por shtoi se PD mbetet e vendosur vetëm për protesta paqësore. Sipas tij, gjatë protestës nuk pati asnjë efektiv policie të lënduar, ndërsa pretendoi se pati protestues dhe deputetë të dëmtuar. Berisha akuzoi drejtues të policisë dhe kryeministrin Edi Rama për tensionet gjatë tubimit, duke theksuar se opozita...
Burimi:
syri.net