Ping pong per lirimin e Veliajt/ Kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

Ping pong per lirimin e Veliajt/ Kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kthejë në Gjykatë të Lartë dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke ia lënë ‘topin’ në dorë Sokol Sadushit për lirimin ose jo të Erion Veliajt. Mësohet se vendimi për të kthyer dosjen për rigjykim u mor 5 me 3 dhe u bazua në vendimin e Kolegjit të Bashkuar dhe të Opinion të Komisionit të Venecias. “Në aspektin procedural, u shqyrtua pretendimi për të drejtën e mbrojtjes për kohë të pamjaftueshme për t’u njohur me dosjen, Gjykata konstatoi se nuk ka cenim”,thuhet në vendimin e Kushtetueses. Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025 masë arresti që u...