Nesër Konferenca Ndërqeveritare, Rama tregon se kur do të mbyllen negociatat me BE

Nesër Konferenca Ndërqeveritare, Rama tregon se kur do të mbyllen negociatat me BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian. Nga Durrësi, në 35-vjetorin e PS në këtë qytet, Rama u shpreh se nga nesër, fillon mbyllja e grupkapitujve, me konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. “Qëllon edhe që do të jetë dita përpara mbledhjes, konferencës ndërqeveritare Shqipëri BE nesër, ku do të vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE. Shqipëria, pasi hapi të gjitha kapitujt në kohë rekord, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave. Konferenca e nesërme zhvillohet sipas kalendarit, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027. Është një majë që tani e prekim me sy dhe rrugën e kemi të piketuar. Edhe kohën për ta zhvilluar...