Kujdes/ Ilaçet për dobësim ‘shkrijnë’ muskujt dhe kockat, ekspertët ngrenë alarmin!

Kujdes/ Ilaçet për dobësim ‘shkrijnë’ muskujt dhe kockat, ekspertët ngrenë alarmin!

Përdorimi në masë i medikamenteve të reja kundër obezitetit, të njohura gjerësisht si terapia GLP-1 ku përfshihen edhe emrat më të lakuar të momentit si Ozempic apo Wegovy, ka sjellë një revolucion të vërtetë në rënien e shpejtë nga pesha, por paralelisht po shoqërohet me një alarm të madh mjekësor. Ekspertët dhe shkencëtarët më të njohur në botë po ngrenë me urgjencë shqetësimin se pas efekteve të mrekullueshme të dobësimit fshihet një rrezik serioz që lidhet direkt me kequshqyerjen dhe dëmtimin e rëndë të organizmit të pacientëve. Gjatë forumit të fundit shkencor të organizuar nga Shoqata Amerikane për Ushqyerjen, mjekët specialistë kanë zbuluar se humbja e shpejtë e peshës përmes këtyre hapave po krijon një gropë të madhe ushqimore. Sipas panelit të ekspertëve, ku bëjnë pjesë mjekë...