Elbasani thyen Dinamon dhe rifutet në garë për titullin, tani gjithçka mund të ndodhë në xhiron e fundit

Elbasani thyen Dinamon dhe rifutet në garë për titullin, tani gjithçka mund të ndodhë në xhiron e fundit

Adriatik BALLA Mbrëmjen e djeshme Elbasani korri një fitore të madhe ndaj Dinamos, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të xhiros së dytë të fazës “Final Four”. Ishte një ndshje e dominuar nga verdheblutë nga fillimi në fund, por vendimtarë ishin veçanërisht golat e shënuar që në fraksionin e parë të ndeshjes. Në fakt, fitorja 3-0 e Elbasanit përballë “nëndetëses” e rifut ekipin verdheblu në garën për titull, por e komplikon në ekstrem fatin e titullit këtë sezon, i cili do të ndahet në ndeshjet e xhiros së fundit. Fillimi i ndeshjes ishte disi më i mirë për Elbasanin deri në minutën e 12-të, por në 10-minutat në vazhdim Dinamo qarkulloi më mirë topin dhe pati mundësi më të mira edhe në fazën...