Përplasja me ministrin Malaj në Kuvend, Etika përjashton 30 ditë Agron Shehaj

Përplasja me ministrin Malaj në Kuvend, Etika përjashton 30 ditë Agron Shehaj

Pas kërkesës së Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë për përjashtimin e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës, i drejtuar nga Ulsi Manja, vendosi 30 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Vendimi vjen pas përplasjeve në seancën e kaluar plenare, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, i përmendi Shehajt kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”. Kjo solli reagimin e Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”. Ky është përjashtimi i dytë me 30 ditë që mazhoranca i jep Shehajt gjatë vitit 2026. Herën e parë, Shehaj u përjashtua pasi shfaqi...