“Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar

“Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar

Sëmundjet kardiovaskulare po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe tek moshat e reja, duke u kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin publik. Ekspertët paralajmërojnë se faktorë si obeziteti, ushqyerja e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e rasteve të hipertensionit tek fëmijët. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, këtë të martë, më 16 qershor, mjekja kardiologe Ëngjëllushe Hasani pohoi se nga analizat globale të viteve 2024-2025, hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar krahasuar me dy dekada më parë. “Nëse rreth viteve 2000 hipertensioni tek fëmijët zinte një peshë rreth 3%, tani ka kontinente që shkojnë deri në 8%. Europa e ka 8% nivelin e hipertensionit tek fëmijët. Shkaku kryesor në lidhje me këtë trend rritës është obeziteti. Është momenti që...