“Shtet i kapur, që miraton ligje me porosi”/ Tabaku: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

“Shtet i kapur, që miraton ligje me porosi”/ Tabaku: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetarja e Komisionit të Posaçëm te Stabilizim Asocimit, Jorida Tabaku, ndodhet sot në Strasburg, ku Parlamenti Europian po diskuton progres-raportin për Shqipërinë. Së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, Tabaku po zhvillon takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të grupeve politike në Parlamentin Europian. Në një videomesazh nga Strasburgu, Tabaku theksoi se çështjet për të cilat qytetarët po protestojnë prej ditësh në Tiranë janë transmetuar tek eurodeputetët edhe pse shume prej tyre nuk janë tema të reja për institucionet europiane, por shqetësime të përsëritura ndër vite në raportet e Parlamentit Europian dhe të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ajo argumentoi se ligje si ai i Investimeve Strategjike, ndryshimet në Ligjin për Zonat...