“Kjo protestë, është një zë kundër indiferencës së qeverisë”/PL, akuza: Shqipëria po zbrazet shpopullimi, bilanc alarmi

“Kjo protestë, është një zë kundër indiferencës së qeverisë”/PL, akuza: Shqipëria po zbrazet shpopullimi, bilanc alarmi

Partia e Lirisë vijon të ngrejë alarmin për shpopullimin e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si dështimin më të madh të qeverisjes në më shumë se një dekadë. Në një deklaratë për mediet nga selia e PL, zëvendëssekretarja e Përgjithshme Brunilda Haxhiu tha se shifrat e publikuara së fundmi mbi tkurrjen dramatike të popullsisë në qarqe të ndryshme të vendit, sidomos Veriut të Shqipërisë, konfirmojnë një realitet që qytetarët e jetojnë çdo ditë: Shqipëria po zbrazet. Sipas saj, ky është treguesi më i qartë i dështimit të politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë, duke shtuar se shpopullimi është një nga shqetësimet kryesore që ka nxitur reagimin qytetar dhe protestën paqësore që po zhvillohet në Tiranë, e cila sot hyn në ditën e 17-të. ‘Kjo protestë...