PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Balla: Ju ka ikur ai tren, s’ka më bileta
Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, me qëllim vijimin e diskutimeve dhe zhvillimin e seancave të mëtejshme dëgjimore mes palëve. Kërkesa u bë nga bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se puna duhet të vijojë me dëgjesa të tjera përpara përfundimit të procesit. “Puna duhet të vazhdojë në seanca dëgjimore”, deklaroi Boçi. Ndërkohë, kërkesa u kundërshtua nga bashkëkryetari socialist i komisionit, Taulant Balla, i cili e krahasoi atë me një udhëtar që ka humbur trenin dhe kërkon të hipë pasi ai është nisur. “Kërkesa i ngjan kërkesës së një udhëtari që ka humbur trenin dhe kërkon të hipë në trenin që ka humbur para një jave. Ky është një proces që nuk mund të...
Burimi:
vizionplus.tv