Humb jetën pushuesi 75-vjeçar në plazhin e Orikumit, dyshohet se pësoi infarkt

Humb jetën pushuesi 75-vjeçar në plazhin e Orikumit, dyshohet se pësoi infarkt

Paraditen e kësaj të enjteje, një pushues shqiptar rreth 75 vjeç nga Tirana ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt. Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari kishte mbërritur në Orikum së bashku me familjen e tij për të kaluar pushimet. Rreth orës 11:30, teksa ka hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat. Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa stafi mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por 75-vjeçari nuk ka mundur të rikthehet në jetë. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.