Pas marrëveshjes SHBA-Iran, Italia rihap Ambasadën në Teheran

Pas marrëveshjes SHBA-Iran, Italia rihap Ambasadën në Teheran

Ambasada e Italisë në Teheran do të rihapet të premten, më 19 qershor, së bashku me zyrat e Agjencisë Italiane të Tregtisë (ICE), në një hap që shënon rifillimin e plotë të disa aktiviteteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, gjatë seancës së “Kohës së Pyetjeve” në Dhomën e Deputetëve. Sipas tij, ambasadorja italiane në Teheran, Paola Amadei, do të rikthehet në detyrë së bashku me stafin diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke shënuar rifillimin e pranisë institucionale në Iran. Tajani theksoi se rihapja përfshin edhe strukturat e Agjencisë Italiane të Tregtisë, me synim rikthimin gradual të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Italisë dhe Iranit.