Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj veprimeve të Izraelit në këtë vend. Të mërkurën, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur zonën e Nabatieh al-Faëqa dhe periferinë e qytetit fqinj Kfar Tebnit, ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA). Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende, por më herët ka deklaruar se po synon grupin e armatosur Hezbollah, i mbështetur nga Irani. Teksti i marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës ende nuk është publikuar, por Pakistani, i cili ka luajtur rol ndërmjetësues, ka deklaruar se ajo përfshin edhe Libanin. Të martën, Trumpi ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të tregojë “më shumë përgjegjësi...
Burimi:
opinion.al