Alibeaj: SPAK godet bosët e krimit, Rama-Berisha në të njëjtin hall!

Alibeaj: SPAK godet bosët e krimit, Rama-Berisha në të njëjtin hall!

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se operacionet e fundit të SPAK-ut kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave po nxjerrin në pah lidhje që, sipas tij, prekin jo vetëm mazhorancën, por edhe njerëz të afërt me opozitën. I ftuar në një studio televizive, Alibeaj tha se hetimet e fundit tregojnë se pas skemave të pastrimit të parave qëndrojnë biznesmenë dhe interesa ekonomike të lidhura me të dy kampet politike. “Ja dhe në historinë e këtyre dy dosjeve të fundit shihen fare qartë fijet, lidhjet dhe interesat ekonomike e financiare që shkojnë sa në qeveri, aq edhe në opozitën e Berishës”, u shpreh ai. “Këta bëjnë sikur janë kundërshtarë politikë. Poshtë tyre qëndron një shtresë e përbashkët biznesmenësh, që kanë qenë dikur pranë...