Paraqitet në SPAK, Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas vendimit të GJKKO për zgjatjen me 3 muaj të afatit të hetimeve ndaj saj. Më herët në SPAK mbërriti avokati i saj, Ardian Kalia, ndërsa paraqitja e Ballukut lidhet me vijimin e procedurave hetimore në dosjen ku ajo është marrë e pandehur. Deri më tani, Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës, ndërsa me vendimin e ri të Gjykatës së Posaçme hetimet do të vijojnë edhe për një periudhë tre mujore. Prokuroria e Posaçme pritet të vijojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes, ndërsa mbrojtja ligjore e ish-zv.kryeministres ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj saj.
Burimi:
ntv.al