Senati amerikan avancon kandidaturën e Eric Wendt, një hap më pranë postit të ambasadorit në Shqipëri

Senati amerikan avancon kandidaturën e Eric Wendt, një hap më pranë postit të ambasadorit në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë procedurale që i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 47 kundër, duke përfshirë në paketën e shqyrtimit 74 emërime të administratës amerikane. Megjithatë, kjo nuk përbën ende konfirmimin përfundimtar të Wendt, por vetëm mundëson kalimin e kandidaturës së tij në votim në Senat. Nëse konfirmohet, Eric Wendt do të jetë ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë që nga largimi i Yuri Kim në qershor të vitit 2023. Që prej asaj kohe, ambasada amerikane në Shqipëri është drejtuar nga të ngarkuar me punë. Kandidatura e Wendt u paraqit në Senat nga Presidenti Donald Trump më 13...