Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për të mos mbështetur zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po synon centralizimin e pushtetit përmes ndryshimeve në hartën administrative. Sipas Bardhit, që në nisje të procesit objektivi i PS-së ka qenë përfitimi elektoral dhe jo përmirësimi i shërbimeve për qytetarët apo forcimi i pushtetit vendor. Ai tha se refuzimi për të vijuar punën me konsensus tregon mungesë vullneti për të dëgjuar komunitetet, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe ekspertët. Deputeti demokrat kundërshtoi edhe propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke e cilësuar atë një hap drejt dobësimit të qeverisjes vendore dhe largimit të shërbimeve nga qytetarët. Ai deklaroi se PD është...
Burimi:
ntv.al