Pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë

Pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë

Pankarta të ndryshme ironike kanë shoqëruar edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre ndaj pushtetit dhe institucioneve. Një prej pankartave që ka tërhequr vëmendjen lidhet me ndalimin e aktivistit Arben Kola gjatë protestës së zhvilluar sot para Parlamentit. “Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim!”, shkruhet në pankartën e protestuesve. Mesazhi i referohet ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, ndërsa protestuesit pretendojnë se ndaj saj nuk ka pasur të njëjtin reagim si ndaj aktivistëve gjatë tubimeve qytetare. Një tjetër mesazh i ekspozuar në shesh ishte: “Të korruptuarit në liri. Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama’”, ndërsa në gjuhën angleze protestuesit shkruanin:...