‘Prostuesit ishin me fëmijë, i kapën në mënyrë brutale’, BIRN: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm nga policia!
Aktivistët dhe qytetarët që iu bashkuan protestës së thirrur para Parlamentit të hënën u përballën me kordonët e policisë, të vendosur deri në qindra metra larg godinës ku deputetët ishin mbledhur në seancë plenare. Rreth orës 08:30, protestuesit u mblodhën me thirrjet “nuk na përfaqësoni”, “deputetë të krimit”, por qindra punonjës policie, përfshi dhe ata të Ndërhyrjes së Shpejtë kishin krijuar disa radhë në secilën prej rrugëve që të çojnë drejt godinës së Parlamentit, duke e bllokuar aksesin në të. Po ashtu, dhjetëra atoblinda, automjete që përdoren për shpërndarjen e protestuesve me ujë dhe mjete të tjera të Policisë së Shtetit gjendeshin brenda territorit të rrethuar. Bllokimi i rrugëve solli pengesa për qindra qytetarë, të cilët kishin nevojë të arrinin në punë apo në destinacionet...
Burimi:
sot.com.al