Orkestra e RTSH mbyll sezonin artistik, Blerta Ristani: “Oda e Gëzimit” do të dëgjohet ‘live’ në sheshin “Skënderbej”

Orkestra e RTSH mbyll sezonin artistik, Blerta Ristani: “Oda e Gëzimit” do të dëgjohet ‘live’ në sheshin “Skënderbej”

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbyllë sezonin artistik 2025-2026 me një koncert të veçantë, që do të mbahet nesër, më 14 korrik, në orën 20:00, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti përmbyllës do të sjellë në skenë Simfoninë nr. 9 të Ludwig van Beethoven, një nga kryeveprat e muzikës botërore, nën interpretimin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, Korit të TKOB-së dhe katër solistëve: Eva Golemi (soprano), Vikena Kamenica (mezosoprano), Amadi Luga (tenor) dhe Artur Vera (bariton). Drejtoresha artistike e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, Blerta Ristani, e cilësoi koncertin si kulmin e një sezoni të suksesshëm artistik. “Me krenari e them që nesër do të luajmë Simfoninë numër nëntë, një nga kryeveprat botërore. Është simfonia e parë...