Ansambli “Kemajl Azizi” morri pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik në Lublin të Polonisë
Ansambli “Kemajl Azizi” mbylli me sukses pjesëmarrjen në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik në Lublin, Poloni. Pas gjashtë ditësh të mbushura me emocione, kulturë dhe art, Ansambli “Kemajl Azizi” përfaqësoi me dinjitet Kosovën në edicionin e 40-të të festivalit, duke sjellë në skenë vlerat më të mira të folklorit dhe traditës sonë kombëtare. “Një nder i veçantë ishte prania e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Poloni, z. Drilon Gashi, i cili ndoqi nga afër mbrëmjen përmbyllëse të festivalit. Mbështetja e tij është një motivim i madh për të vazhduar misionin tonë vullnetar në promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.Falënderojmë organizatorët për mikpritjen e shkëlqyer, publikun e mrekullueshëm për duartrokitjet e ngrohta dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë përfaqësim të suksesshëm.Kosova vazhdon të shkëlqejë...
Burimi:
kultplus.com