Kryeministri në detyrë Albin Kurti për suksesin e Orkestrës “Amadeus”: Kur talenti plotësohet me punë e përkushtim
Pas suksesit të fundit të Orkestrës së Fëmijëve në Çeki, kryeministri në detyrë Albin Kurti është shprehë se kur talenti plotësohet me punë e përkushtim, atëherë edhe suksesi është i vazhdueshëm. “Me katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë, Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina na bëri edhe një herë krenarë të gjithëve. Pas sukseseve të jashtëzakonshme në Austri dhe në Spanjë, fëmijët dhe të rinjtë tanë u kthyen nga Çekia në Kosovë me medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe atë të publikut. Këto rezultate janë dëshmi se kur talenti plotësohet me punë e përkushtim, suksesi është i vazhdueshëm. Jemi të lumtur që kemi pasur mundësinë të përkrahim fëmijët dhe të rinjtë tanë në përfaqësimin dinjitoz që i...
Burimi:
kultplus.com