“Nuk kam kërkuar kurrë të largohem, do të ishte si të arratisesha. Dua ta rikthej Juven në Champions”

“Nuk kam kërkuar kurrë të largohem, do të ishte si të arratisesha. Dua ta rikthej Juven në Champions”

“Unë nuk i kam kërkuar kurrë Juventusit të më shesë, – deklaroi Gleison Bremer nga grumbullimi i skuadrës në Australi. – Sidomos në një moment të vështirë, si për klubin, ashtu edhe për mua, nuk do ta bëja kurrë. Do të ishte si të arratisesha. Nëse një ditë largohem nga Juventusi, do të dal nga dera kryesore, me kokën lart”. Pas Botërorit, ku nuk luajti asnjë minutë me Brazilin, Bremer debutoi këtë sezon në miqësoren ndaj Chelsea. “Jam mirë. Nuk jam ende në formën maksimale, por po rikthehem dhe ndiej se jam në rrugën e duhur”, – tha ai. Duke kujtuar rikuperimin pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar, mbrojtësi pranoi: “Nuk e besoja që viti i parë do të ishte kaq i vështirë. Trupi im...