Barcelona priti sinjalin e Rodrit, vetëm atëherë e nisi ofensivën për mesfushorin
Barcelona po e ndiqte me vëmendje situatën e Rodri Hernández, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester City. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit katalanas besonin se deri tani lojtari kishte qenë i përqendruar te një kalim i mundshëm te Real Madridi, ndërsa prioriteti i tyre në merkato mbetet një sulmues, me Julián Álvarez objektivin kryesor. Megjithatë, ditën e djeshme, Rodri i dha Barcelonës sinjal të qartë se e preferon “Camp Nou” përpara Real Madridit, ndaj klubi katalanas do ta shqyrtojë seriozisht transferimin e tij, qysh këtë verë, teksa dihet se në vitin 2027 i përfundon kontrata me Manchester City. Operacioni nuk do të ishte i lirë, pasi vlera e transferimit llogaritet mes 60 dhe 65 milionë eurove. Nga Barcelona theksojnë: “Thuhej se dëshironte të shkonte te Reali dhe nuk...
Burimi:
telesport.al