UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s me një deklaratë të ashpër: Kemi humbur besimin tek Infantino

UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s me një deklaratë të ashpër: Kemi humbur besimin tek Infantino

7 Gusht 2026 8:39 Alfred Lleshi Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s, me Gianni Infantinon në qendër të polemikave, vazhdon të thellohet. Deklarata e publikuar së fundmi nga FIFA nuk ka ndryshuar qëndrimin e UEFA-s, e drejtuar nga Aleksander Čeferin, e cila mbetet e vendosur të bojkotojë kompeticionet e FIFA-s. Edhe pse FIFA pranoi gabimin lidhur me projektin për privatizimin e Kupës së Botës, ajo riafirmoi “mbështetjen e plotë” për Infantinon. “Deklarata e FIFA-s nuk ndryshon asgjë, – theksoi UEFA. – Federatat anëtare të UEFA-s kanë qenë shumë të qarta për kushtet që lidhen me mospjesëmarrjen në kompeticionet e FIFA-s. Së pari, propozimet për privatizimin e garave kryesore duhej të tërhiqeshin. Së dyti, duhej të garantohej që përpjekje të tilla për të deformuar futbollin të mos përsëriteshin...