Kosova në territor “të pashkelur”, sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Kosova në territor “të pashkelur”, sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Sot skadon afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e ndërprerë për formimin e legjislaturës së 11-të. Seanca u pezullua me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi më shumë kohë për bisedime me partitë politike në përpjekje për të arritur një marrëveshje lidhur me çështjen e presidentit. Vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, megjithatë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e punimeve. Para pezullimit, Kuvendi arriti të miratojë formimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe të zhvillojë betimin e deputetëve të zgjedhur. Betimin e dhanë të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të Listës Serbe. Pas seancës vërshuan kritika...