‘Një kulturë e re’, BIRN: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake
Forma e re e rezistencës, e ndërthurur me frymën e saj paqësore, ka sfiduar traditën e protestave politike të pas viteve ’90, duke përdorur artin dhe kreativitetin për të sfiduar estabilishmentin e vjetër politik të tranzicionit shqiptar. Në tre dekadat e fundit, Shqipëria ka parë me qindra protesta përballë zyrës së Kryeministrisë – godina që simbolizon pushtetin e vrazhdë në Shqipëri. Por asnjëra prej tyre nuk ngjason me lëvizjen maratonë të muajit të fundit, të pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, ku arti dhe kreativiteti është thellësisht i ngulitur në protestë për të sfiduar estabilishmentin politik të tranzicionit shqiptar. Kjo formë e re rezistence, e ndërthurur me frymën paqësore të saj ka sfiduar traditën e protestave politike të pas viteve ’90. Sipas aktivistëve dhe protestuesve të...
Burimi:
sot.com.al