Zbardhet agjenda/ Detaje nga konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE
Të martën e datës 14 korrik do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare me BE, ku do të zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave. Mësohet se konferenca do të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Europës, ndërsa delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama. Rama parashikohet të mbajë një fjalë para përfaqësuesve të shteteve anëtare, bashkë me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren Marta Kos. Bëhet fjalë për mbylljen e tri kapitujve: Kapitulli 26 “Arsimi dhe kultura”; Kapitulli 25 “Kërkimi shkencor”; Kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Në mbyllje parashikohet edhe një konferencë për shtyp rreth orës 20:00.
Burimi:
sot.com.al